Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

SYRI TV/ Fermerët e Peqinit në vështirësi: Nuk ka treg për prodhimet tona, importi po na le prodhimin stok

13:32, 30/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kultivimi I frutave si pjeshka dhe nektarina ka bërë që fermerët e fshatit Gjocaj në bashkinë e Peqinit të përballen me vështirësi të shumta.

Kështu janë shprehur ata teksa tregojnë se prodhimi kete vit ka qene i mbare, por mungesa e tregut dhe shitje prodhimit është sfidë me vete.  Ata shprehen se janë të detyruar që të ulin cmimet gjë e cila ndikon në të ardhurat e tyre.

Fermeret thonë se ndihma nga shteti pothujase është inekzistente pasi prej shumë vitesh ata nuk marrin asnjë subvencion për të shtuar sasinë e prodhimit dhe për të pasur një vijueshmëri për vitet në vijim.

Një nga problemet kryesore për fermerët është edhe mungesa e krahut të punës pasi pjesa më e madhe e të rinjëve janë larguar jashtë shtetit për shkak të mungesës së perspektivën në vendin e tyre të lindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco