Mehdi Horanlli është një bletërritës nga zona e Korçës, i cili prej dekadash ka ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tij përreth pasionit për bletarinë. Por, vitet e fundit, ndryshimet klimatike kanë ndikuar ndjeshëm në aktivitetin bletarisë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë mbajtjen dhe zhvillimin e familjeve të bletëve.
Sipas tij, kostot për mbajtjen e bletëve janë rritur ndjeshëm. Edhe pse ka aplikuar për mbështetje shtetërore, Horanlli shprehet se subvencionet në Shqipëri janë shumë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Një tjetër problem është edhe tregu i mjaltit. Ai thekson se mungesa e një tregu të mirëfilltë dhe fuqisë blerëse të ulët e kanë kthyer mjaltin nga një produkt i përditshëm në një luks për shumë familje.
Mungesa e mbështetjeve nga ana e shtetit ka bërë që shumë banorë në fshatra të ndryshëm të braktisin vendin e tyre pasi me pujqësi, blektori e me rritje të bletëve është shumë e vështirë të ia dalësh në Shqipëri.
Edhe fondet të cilat janë akorduar nga ndërkombëtarët për të mbështetur fermerët janë glabëruar me njerëz afër pushtetit duke ia ndërruar atyre destinacionin.
© SYRI.net