Banorët e Hotolishtit në protestë/ Qytetari: Kjo s’është politike, është luftë për jetën

Banorët e Hotolishtit në protestë/ Qytetari: Kjo s’është politike, është luftë për jetën

14:30, 05/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e Hotolishtit në Librazhd vijojnë të protestojnë kundër projektit të rrugës “Elbasan–Qafë Thanë” që u shkatërron shtëpitë dhe tokat.

Ish-kryetari i Bashkisë Librazhd është shprehur për Syri TV se situata që po ndodh në fshatin Hotolisht është thellësisht e padrejtë ndaj banorëve dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.

Ai thekson se banorët, prej katër muajsh, jetojnë në pasiguri dhe ankth për shkak të një projekti që, sipas tyre, cenon ndjeshëm jetesën, pronën dhe të ardhmen e komunitetit. Në reagimin e tij, ai kërkon që institucionet të ballafaqohen me qytetarët dhe të japin përgjigje konkrete, pasi deri tani, nuk ka pasur asnjë transparencë.

“Nuk jemi kundër zhvillimit, jemi kundër heshtjes”, shprehet ai.

Fjala e tij:

Jam banor prej vitesh në këtë vend dhe ajo që po ndodh aktualisht në Hotolisht është një padrejtësi e madhe. Banorët kanë plotësisht të drejtë. Arsyeja është se, prej kohësh, nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga institucionet. Askush nuk ka ardhur të ballafaqohet me ne dhe të japë një shpjegim të qartë. Ne nuk kemi kërkuar gjë tjetër, përveçse ndryshimit të projektit, pasi ai bie në kundërshtim me interesat e gjithë komunitetit – prek familjet, të ardhmen dhe infrastrukturën që kemi ndërtuar ndër vite me mund.

Problemi qëndron pikërisht këtu: kërkojmë vetëm një rishikim të projektit – të pikave A, B, C – nuk jemi kundër zhvillimit të zonës. Por jemi kundër mungesës totale të komunikimit. Askush nuk është paraqitur të flasë me ne, ndërkohë që ne po kalojmë katër muaj të vështirë, duke jetuar në ankth dhe pasiguri.

Kjo nuk është një çështje politike – kjo është jetike. Njerëzit nuk kanë më se ku të trokasin për të kërkuar të drejtën e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco