SYRI TV/ Korça në krizë: Fermerët hedhin prodhimet në kanal për mungesë tregu dhe mbështetje

15:35, 27/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tokat bujqësore në qarkun e Korçës duket se këtë vit do të mbeten djerrë për shkak se fermerët e këtij qarku e kanë të pamundur ti mbjellin ato.

Fermerët thonë se prodhime e vitit të kaluar kanë mbetur stok dhe tashmë ai është prishur dhe po hidhet në kanal. Janë qindra tonaleta me mollë, patate e qep të cilat janë hedhur në kanal për shkak të mungesës së tregut. Bujqit e Korçës deklarojnë se shteti nuk i ka mbështetur me subvencione, ndërsa ka lejuar inportin e mallërve nga jasht duke shkatërruar prodhimin vendas.

Në të gjithë qarkun e Korçës, falimentimi i fermerëve është bërë i dukshëm. Produkte si qepa dhe patatja kanë përfunduar në kanale ujitëse ose janë grumbulluar pranë magazinave të fermerëve, për shkak të mungesës së tregut.Viti i kaluar ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për ta. Syri TV ka kryer një vëzhgim në Progër të Devollit, ku situata është dramatike pasi fermerët janë detyruar të hedhin prodhimet, pasi sipas tyre tregu u mbush me produkte të importuara nga jashtë.

Fermerët shprehen për humbje të mëdha ekonomike, ku disa prej tyre kanë pësuar deri në 60 milionë lekë humbje. Sa i përket subvencioneve fermeret thone se aplikimi këtë vit ka qenë shumë i vështirë. Ka edhe nga ata që pretendojnë se nuk kanë përfituar kurrë, për shkak të bindjeve politike.

Dikur fshati Progër numëronte me rreth 1.000 banorë, ndërsa sot në këtë fshat nuk as 150 banorë, ku pjesa  më e madhe e tyre janë mosha e tretë të cilët vijojnë të punojnë tokën për të mbajtur frymën gjallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco