‘Fshati prishet, Belinda krihet’/ Banorët e Hotolishtit protestë për projektin e rrugës

‘Fshati prishet, Belinda krihet’/ Banorët e Hotolishtit protestë për projektin e rrugës

10:35, 27/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur protesta e banorëve të Hotolishtit në kundërshtim të projektit të rrugës e cila kalon aty.

Banorët kërkojnë shpronësime me çmime më të larta dhe ndërtimin e tunelit.

Gazetari Osman Stafa deklaron se është premtuar që shpronësimi të premtuar të bëhet me shifrën 250 euro/ metri2, ndërsa sipas banorëve kjo shifër është e pamjaftueshme

për të ndërtuar nga e para shtëpitë.

“Mosbindje qytetare është rruga jonë. Kërkojmë mbrojtjen e jetës, shtëpive dhe dinjitetit tonë. Do të vijojmë me protestat dhe bojkotin e zgjedhjeve”, deklarojnë ata.

Ndërkohë banorët dhe fëmijët janë ulur këmbëkryq në rrugë në shenjë proteste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco