Kur shteti të braktis, duke të mbyllur dyert, mjerimi triumfon dhe shkaton drama njerëzore. Kështu mund të përmblidhet historia e 85 vjeçarit Pashk Lala dhe bashkëshortes së tij, që pej 6 vjetësh jetojnë në kasollen e bagëtive. Të moshuarit nga Kurbini, humbën banesën nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019, ndërsa prej gjashtë vjetësh bashkia i ka lënë në pa strehë.
Kjo ndërtesë, deri para pak kohësh shërbente si kasolle për bagëtitë, por për shkak të mjerimit dhe braktisjes nga shteti, 85 vjeçari Pashk Lala dhe bashkëshortja e tij, përdorin këtë kasolle bagëtish si strehë të tyren.
Banesa e familjes së Pashkë Lalës u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit 2019, ndërsa gjashtë vjet më vonë, bashkia e Kurbinit dhe qeveria, jo vetëm nuk u kanë rindërtuar banesën, por i kanë lënë të zhyten në mjerim.
Pashk Lala, dikur ish-të përndjekur politik në Kurbin, edhe sot nënq everisjen e Edi Ramës, e konsiderojnë veten njëjtë si në regjimin e Enver Hoxhës, për shkak se prej gjashtë vitesh institucionet i kanë mbyllur dyert, duke e lënë të pastrehë.
Ai kërkon ndihmë, teksa ka humbur shpresat nga bashkia e Kurbinit, që çështjen e strehimit duhet ta zgjidhte shumë kohë më parë.
© SYRI.net