Rreth 100 familje kanë blerë hyrje në një kompleks Star Construction, me ndërtues Sinollanaj dhe Albert Allmuca, por si pasojë e konflikteve që investitori dhe ndërtuesi kanë pasur mes njëri-tjetrit, tashmë janë qytetarët që po vuajnë pasojat.
Prej 10 vitesh ata e kanë të pamundur të futen në shtëpitë e tyre pikërisht për shkak të këtyre konflikteve.
Qytetarët kanë ndjekur çdo rrugë ligjore dhe deri më tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje as nga institucionet, dhe sot kanë zgjedhur të protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë.
Qytetarja: Si fillim dua të shpreh revoltën dhe shuarjen e shpresës, ku në vendin tonë të gjithë thonë se do luftojnë për të mirën e njerëzve, ndërkohë që ne, 106 familje, jemi në kushtet e një mungese përkrahjeje si nga drejtësia ashtu edhe nga shteti. Konflikti ynë ka nisur që në 2019, kur përfundoi leja e parë e ndërtimit. Albert Allmuca, administrator i Star Construction, nuk i lejon banorët të futen në banesa si pasojë e konfliktit financiar që ka me bashkë-investitorin Sinollanaj. Për këto konflikte financiare ata janë në procese gjyqësore. Sot në 2025, leja e dytë e ndërtimit ka përfunduar në 2022, dhe nga ai moment ai nuk ka asnjë dokument ligjor nga gjykata apo Prokuroria që thotë se kontratat tona janë të paligjshme, dhe ai bëhet qartazi një pengesë. Ne kemi blerë hyrjet nga Sinollanaj, sepse po ti blinim nga Star Con do të ishim brenda. Albert Allmuca pretendohet se Sinollanaj duhet të japë pagesat dhe atëherë do të na lejojë të futemi. Prokuroria ka qenë në brendësi dhe ka në dorë kontratat dhe pagesat tona, dhe në asnjë moment nuk ka dalë me një pretendim që kontratat tona nuk janë të vlefshme ose që janë blerë dhe paguar me para të pista.
Qytetari: Unë i shpreha Edi Ramës hallin tim, sepse ne jemi 8 pjesëtarë të familjes që rrimë peng të kësaj maskarade. I premtova shpirt se nëse kjo zgjidhet do të kthehem në Shqipëri. Na u la kontakti i një këshilltari të tij, më kontaktoi edhe shefi i komisariatit, dhe deri këtu ishte ok. Më thirri në zyrë, shkova në komisariat dhe gjatë diskutimit vura re se ata janë të pafuqishëm, nuk kanë asnjë ndikim tek plotfuqia e Allmucës që na ka bllokuar...
© SYRI.net