Vdekja e Papa Franceskut/ Kisha Orthodhokse: Tregoi përkushtim të thellë për të varfrit e të margjinalizuarit

Vdekja e Papa Franceskut/ Kisha Orthodhokse: Tregoi përkushtim të thellë për të varfrit e të margjinalizuarit

14:26, 21/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas lajmit për vdekjen e kreut të Kishës Katolike të Ronës, Papa Francesku.

Përmes një njoftimi zyrtar, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, teksa shpreh ngushëllimet ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike, shkruan se gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, Ati i Shenjtë, gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit.

 ‘Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj  Katolike. Sjellim ndër mend fjalët e tij  gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse: “Ecim së bashku si vëllezër në rrugën e mëshirës dhe të dashurisë”, thuhet në reagimin zyrtar të Kishës Orthodokse.

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË 

Tirana, 21.4.2025 

Mbi fjetjen e Papa Françeskut

Duke marrë pjesë në hidhërimin për fjetjen e Papës së Romës, Françeskut, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe  besimtarëve të Kishës Romano-Katolike.

Gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit.

 Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj Katolike. Sjellim ndër mend fjalët e tij  gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse: “Ecim së bashku si vëllezër në rrugën e mëshirës dhe të dashurisë”.

Me shpresën tek Krishti i Ngjallur i Cili: “…do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më as vdekje, as zi, as vajtim, as dhimbje, sepse bota e mëparshme mori fund”  (Zb. 21:4), lutemi që Zoti ynë, Ati i mëshirshëm, t’i japë prehje shpirtit të tij. I përjetshëm kujtimi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco