Ndahet nga jeta Papa Francesku, Arqipeshkvia Tiranë-Durrës organizon sot në 18:00 Meshën e Dritës për shpirtin e tij

Ndahet nga jeta Papa Francesku, Arqipeshkvia Tiranë-Durrës organizon sot në 18:00 Meshën e Dritës për shpirtin e tij

14:05, 21/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me rastin e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, Kisha e Tiranë-Durrësit ka shpallur një qarkore duke ftuar të gjithë besimtarët, meshtarët dhe rregulltarët që t’i bashkohen lutjes dhe kremtimit të Meshës së Dritës për shpirtin e tij. Kjo meshë do të mbahet sot në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Qarkore për kremtimin e Meshës së Dritës, me rastin e vdekjes së Papa Françeskut

Të dashur meshtarë, motra dhe gjithë ju besimtarë të Popullit të Zotit në Tiranë-Durrës dhe njerëz vullnetmirë, 

Në këtë ditë në të cilën Kisha kremton të Hënën e Pashkës së Ringjalljes së Zotit tonë Jezu Krishtit, Hyji i çdo mirësie ka dashur të thërrasë pranë Vetes Bariun e Kishës Universale, të Ëmblin Krisht mbi Tokë (cit. Shënjta Katerina nga Siena), Papa Françeskun.

Me këtë rast, ju ftoj juve, meshtarë, rregulltarë e rregulltare, e të gjithë ju besimtarë, të përqëndrojmë lutjet dhe kremtimet Eukaristike për shpirtin e tij, duke falënderuar Zotin për zërin e tij kumbues në shpalljen e Ungjillit si dritë rrezatuese e Krishtit, Bariut të Mirë, nga Selia e Pjetrit, për mbarë botën!

Veçanërisht ju ftoj të gjithëve, që të kremtojmë së bashku sot në mbrëmje në oren 18:00, Meshën e Dritës, për Papa Françeskun, në Katedralen e Shën Palit.
Ati, Hyji i Mëshirshëm që në provaninë e Tij, na dhuroi Papa Françeskun dhe sot e thirri pranë Vetes, i dhëntë atij shpërblimin e të drejtëve dhe neve ngushëllimin dhe Hirin e Shpirtit të Shenjtë.

Virgjëra Mari, Nëna e Këshillit të Mirë, Pajtorja e popullit tonë dhe ndërmjetësimi i së Shenjtës Nënë Tereza dhe i të Lumit Vinçens Prenushi dhe Martirëve Shqiptarë, qofshin ngushëllimi i tij.

Imzot Arjan Dodaj F.d.C.

Arqipeshkëv Metropolit Tiranë - Durrës

E hëna e Pashkës Tiranë, më 21 Prill 2025

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco