Fermerët e Dibrës që janë dëmtuar tërësisht shumë hektarë pemë frutore pasi ngricat i kapën në fazën e lulëzimit iu drejtuan Drejtorisë së Bujqësisë në Dibër për t’i kërkuar ndihmë dhe mbështetje.
Ajo me të cilën u përballën nuk ishte ndihma dhe as fjala por braktisja duke i kërkuar madje dhe të mbyllin gojën.
Madje u krijua një incident mes një zyrtari të kësaj drejtorie dhe një fermeri i cili kishte shkuar për tu ankuar pse agronomi apo ndonjë specialist tjetër nuk ka shkuar të paktën një herë për ti takuar.
Në një moment zyrtari i drejtorisë bujqësore, i drejtohet një fermeri duke i vënë gishtin në gojë si simbol për të mbyllur gojën.
“Mua sh..sh.... mos më bëj.. ..
“Asnjë nuk ka ardhur të interesohet çfarë dëmi na është bërë. Na thojnë pushoni. Duan që të marrim thesin në shpinë e të ikim jashtë se nuk votojmë më”
Nuk është interesuar njeri a jemi gjallë a kemi vdekur. Jam i pesti dhe mbahem vetëm me atë bujqësi të paktën të më dëmshpërblejë shpenzimet që kam bërë, nuk po kërkoj milionat të rri në shtëpi”
© SYRI.net