Ngrica u dëmtoi pemtoritë, shteti braktis fermerët u merr 20 % nga TVSh por s’do t’i shohë me sy

11:04, 14/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dëbora e pazakontë e pranverës dhe ngricat e ditëve të fundit kanë shkatërruar plotësisht pemtoret në qarkun e Dibrës. Fermerëve u janë dëmtuar tërësisht shumë hektarë tokë pemë frutore pasi ngricat i kapën në fazën e lulëzimit.

Të shqetësuar dhe të irrituar, fermerët i janë drejtuar Drejtorisë së Bujqësisë në Dibër duke protestuar pasi ndihen të braktisur nga shteti.

Ata shprehen se deri më tani askush nga kjo drejtori nuk ka dalë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të verifikuar dëmet.

“Na janë dëmtuar me mollë, dardhë, qershi. Është shkatërruar totalisht. Nuk ka ardhur asnjë agronom. E njohim kush është por ai vetëm merr rrogën e nuk vjen asnjëherë në pemtore” thotë një fermer.

Fermerët kërkojnë që situata të trajtohet si një fatkeqësi natyrore dhe të merren masa për kompensimin e tyre, të paktën për shpenzimet që ata kanë hedhur pasi janë të dëmtuar shumë, ndërkohë që arroganca e zyrave të shtetit u shfaqet hapur.

Në një moment një zyrtar i drejtorisë bujqësore, i drejtohet një fermeri duke i vënë gishtin në gojë si simbol për të mbyllur gojën.  

“Mua sh..sh.... mos më bëj.. ..

“Asnjë nuk ka ardhur të interesohet çfarë dëmi na është bërë.  Na thojnë pushoni. Duan që të marrim thesin në shpinë e të ikim jashtë se nuk votojmë më”

Nuk është interesuar njeri a jemi gjallë a kemi vdekur. Jam i pesti dhe mbahem vetëm me atë bujqësi të paktën të më dëmshpërblejëshpenzimet që kam bërë, nuk po kërkoj milionat të rri në shtëpi”

Fermerët janë të licencuar e ndërsa shteti u merr atyre 20% të TVSH as nuk i sheh me sy.

Kam 5- 6 ha pemtori. Asnjeri nuk vjen në parcelë. Shpenzimi vjetor është 10 milonë lekë të vjetra. Në 2017 u dogjëm, në 2021 u dogjëm, dhe 2025 po digjemi prapë, askush s’po na sheh. Do të shkohet me pasaportë në BE por fermerët shteti s’po i sheh me sy. Duam të na japë të paktën të na mbulojnë shpenzimet. Naftën e blejmë me lekë në dorë, plehun kimik e helmin e blejmë me lekë në dorë, shteti përfiton 20% nga TVSh, dhe nuk i sheh asnjëherë. A kanë bukë a a s’kanë. Janë 1 mijë fermerë. Agronomi është vetëm për të marrë rrogën, të hajë e të pijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco