Fier, shtohen rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi, mjekët: Vaksinoni fëmijët, nuk shkakton autizëm

Fier, shtohen rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi, mjekët: Vaksinoni fëmijët, nuk shkakton autizëm

11:56, 05/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rastet e infektimit të fëmijëve me virusin e fruthit muajt e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Në Fier vetëm gjatë muajit mars janë evidentuar 9 fëmijë të prekur, pjesa më e madhe e së cilëve nuk e kanë kryer vaksinën kundër këtij virusi.

Mjekja epidemiologe Anila Moçi ben te ditur se një vatër infeksioni ka shpërthyer në një nga kopshtet e qytetit, ndërsa u bën apel prindërve të vaksinojnë fëmijët.

Dyshimet e prindërve se vaksina e fruthit mund të shkaktojë çrregullime në spektrin e autizmit te fëmijët, sipas mjekes janë te pabazuara shkencërisht.

Mjekja Anila Moçi u bën apel të gjitha institucioneve arsimore të mos regjistrojnë fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, pasi bëhen faktor në transmetimin e viruseve të ndryshme te fëmijët e tjerë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco