Seriali 'Adoleshenca'/ Psikologia Toçe: Prindi shqiptar nuk e pranon se fëmija i tij mund të bëjë veprime të këqija

Seriali 'Adoleshenca'/ Psikologia Toçe: Prindi shqiptar nuk e pranon se fëmija i tij mund të bëjë veprime të këqija

07:15, 03/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seriali më i fundit “Adoleshenca”, ka ngjallur shumë diskutime, sidomos për prindërit.

Psikologia Denada Toçe shpjegoi ndikimin e këtij filmi dhe realitetin që ai paraqet. Ajo theksoi se prindërit shqiptarë shpesh refuzojnë të pranojnë se fëmijët e tyre mund të bëjnë gabime, si bullizmi apo dhuna.

“Filmi ka lënë prindërit të fjetur, ata nuk e shohin këtë realitet dhe mohojnë që fëmija i tyre mund të jetë bullist, mund të jetë dhunues,” tha Toçe duke u fokusuar në nevojën për të pranuar dhe për t’u përballuar me këto çështje të vështira.

Denada Toçe: Prindërit shqiptarë nuk pranojnë që fëmija i tyre mund të bëjë veprime të këqija. Filmi ka lënë prindërit të tronditur, prindërit nuk e shikojnë këtë realitet dhe mohojnë që fëmija i tyre mund të jetë bullist, mund të jetë dhunues, por mohohet nga prindërit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco