Rrjeti e kabina të vjetruara, qindra banorë një javë pa energji elektrike

Rrjeti e kabina të vjetruara, qindra banorë një javë pa energji elektrike

14:14, 29/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e katër njësive administrative në bashkinë e Memaliajt – Buz, Luftinjë, Qesarat dhe Krahës – kanë një javë pa energji elektrike.

Problemet me furnizimin me energji elektrike nuk janë një gjë e re për këta banorë, të cilët, me shiun apo erën më të vogël, u shkëputet energjia për shkak të linjës së transmetimit të amortizuar dhe kabinave që janë në mëshirë të fatit, shkruan A2 CNN.

Por kësaj radhe, mungesa e vazhdueshme e energjisë ka detyruar banorët e Luftinjës të protestojnë, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e institucioneve.

Sakaq, nga operatori lokal i shpërndarjes së energjisë elektrike nuk ka një reagim për këtë situatë. Ndërsa nga Bashkia e Memaliajt bëhet me dije se ka kërkuar shpjegime për këtë gjendje, por deri tani nuk ka marrë asnjë lloj reagimi zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco