Bashkia e Shkodrës ka vendosur të lërë pa strehë të paktën 45 familje të komunitetit Rom në këtë qytet. këto familje, të cilat jetojnë në hyrje të qytetit, u është kërkuar të lirojnë banesat pasi preken nga projekti për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë. Familjet akuzojnë kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci se i gënjeu, pasi u kishte premtuar se nuk do i zhvendoste pa u gjetur më parë strehë.
Përveç kushteve të vështira, tashmë banorët e komunitetit rom në Shkodër do të mbeten edhe të pastrehë.
45 familjeve të këtij komuniteti i është kërkuar të lirojnë banesat e tyre, në kuadër të punimeve për projektin e rikualifikimit të hyrjes së Shkodrës.
Banorët kërkojnë një strehë, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Ato theksojnë se kryebashkiaku Benet Beci u ka premtuar që nuk do i largojë pa i gjetur një vend tjetër, por nuk e ka mbajtur fjalën...
Urdhëri për lirimin e sipërfaqes së tokës ku banon ky komunitet ka ardhur prej ditësh, por banorët ndihen të braktisur.
© SYRI.net