SYRI TV/ Falimentojnë shitësit e fruta-perimeve, 50% e tezgave në tregun e Lushnjes, pa shitës

SYRI TV/ Falimentojnë shitësit e fruta-perimeve, 50% e tezgave në tregun e Lushnjes, pa shitës

14:09, 27/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tregu i Lushnjes i rindërtuar pak kohë më parë, sot një pjesë të madhe të njësive të shitjes, i ka bosh, pasi tregtarë nuk ka.

Shkak i boshatisjes së tregut nga tregtarët është mungesa e fuqisë blerëse, që ka çuar në falimentimin e tyre.

Ndonëse janë në zemër të hambarit prodhues bujqësor në vend, qytetarët thonë se çimet e fruta perimeve janë të shtrenjta dhe të papërballueshme për ta.

Nga një vëzhgim i bërë sot në treg, 50% e tezgave të shitjes janë bosh. Aktualisht një kilogram domate në treg shitej nga 160 deri në 200 lekë, një kg patate 80 lekë, kungull 150 lekë, sallatë 80 lekë, presh 80 lekë, mollë nga 100 deri 150 lekë, speci 250 deri në 300 lekë për kilogram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco