Një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet prej mëse 20 vitesh ka mbetur pa legalizuar. Banorët e pallatit prej vitesh kanë vetëdeklaruar objektin për legalizim, por ky proces akoma nuk ka përfunduar, teksa institucionet kanë tejkaluar çdo afat ligjor. Këtë të martë ata protestuan para Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës, për të kërkuar njohjen e banesave të tyre.
Banorë të një pallati në zonën e Astirit në kryeqytet kanë protestuar këtë të martë para Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës, për të kërkuar njohjen e banesave të tyre. Prej vitesh këta banorë kanë vetëdeklaruar objektin për legalizim, por ky proces akoma nuk ka përfunduar, teksa institucionet kanë tejkaluar çdo afat ligjor. Ata janë pritur në takim nga drejtori i legalizimeve, i cili u përcaktoi një afat për zgjidhjen e problemit të tyre.
Në rast të tejkalimit të afateve ligjore, Avokati përfaqësues i banorëve Gentian Serjani, sqaroi se do të ndiqet çdo hap ligjor por edhe përshkallëzim protestash nga ana e banorëve.
Procesi i cili po zvarritet ka prekur 24 familje që banojnë në këtë pallat, pjestëtarët e të cilave kanë dërguar disa herë shkresa pranë institucioneve, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
© SYRI.net