SYRI TV Durrës, banorët e Shkallnurës në protestë: S`kemi rrugë dhe kanalizime

14:17, 21/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e zonës Shkallnure protestuan këtë të premte për shkak të amortizimit të rrugës.

Rruga kryesore lidhëse e fshatit me zonat urbane është dëmtuar, duke u bërë e pakalueshme.

Në mbështetje të protestës ishte edhe Jola Hysa, sekretare e marrëdhënieve me publikun në PD.

"Më shqetësuese është mbikalimi i shkollës, i cili është funksional vetëm për nxënësit e njërës anë të rrugës, çka ka sjellë dhe aksidente fatale këto vite, ku kanë humbur jetën dy nxënës shkollë nga përplasja e makinave."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco