“KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares Shqiptare në DigitAlb, vjen në këto kualifikuese të Botërorit 2026 me një format të ri. Nën moderimin e modeles shqiptare, Françeska Rustem dhe shoqërinë e dy ekspertëve të futbollit si Redi Jupi e Eros Grezda, ekipi i KUQeZI nga SuperSport do të jetë në fushë, aty ku zbret edhe Kombëtarja, me rrugëtimin që nis prej të hënës ora 20:00 në Arenën Kombëtare me ndeshjen Shqipëri-Andorra, LIVE në DigitAlb.
Kjo Ă«shtĂ« ndeshja e parĂ« e KombĂ«tares sonĂ« nĂ« TiranĂ«. BashkĂ« me FrançeskĂ«n, nĂ« studion e improvizuar nĂ« fushĂ«n e stadiumit do tĂ« jenĂ« dhe disa analistĂ« dhe gazetarĂ« tĂ« njohur nĂ« vend. Aty do tĂ« analizohet momenti i kombĂ«tarĂ«s sonĂ«, situata nĂ« grupin kualifikues, intervista me lojtarĂ«t e ekipit kombĂ«tar, me trajnerin Silvinjo dhe gjithçka tjetĂ«r qĂ« ka lidhje me eliminatoret e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2026.Â
E ftuar në emisionin Procesi Sportiv ne Top Channel pak ditë më parë Françeska u shpreh entuziaste për projektin e ri me DigitAlb, për të përjetuar nga afër emocionet e ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe tifozëve në stadium. Ndeshjet e Kombëtares Kuqezi janë vetëm një pjesë e transmetimeve që ofron DigitAlb gjatë këtyre ditëve. Deri të martën e 25 Marsit aty do të transmetohen edhe ndeshjet Islandë – Kosovë për playoff-in e Nations League, si dhe duelet e forta Gjermani – Itali apo Spanjë – Holandë për çerekfinalet e Nations League.



© SYRI.net