Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

SYRI TV/ Protesta revoltë e 70-vjeçarit në Shkodër, Lush Lushi jep karamele për të moshuarit

13:52, 21/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lëmoshën elektorale që qeveria shpërndau për pensionistët, 70-vjeçari  Lush Lushi e ironizoi duke shpërndarë për të moshuarit karamele. I moshuari nga Shkodra zgjodhi këtë formë proteste për të treguar jo vetëm varfërinë por edhe braktisjen që qeveria u ka bërë pensionistëve, për të cilët kujtohet vetëm në fushata zgjedhore. Lush Lushi shprehet se edhe pse ka 5 vjet që ka mbushur moshën e pensionit, nuk e përfiton atë pasi shteti i thotë se nuk ka vite pune.

SYRI TV

Kështë ka zgjedhur të protestojë dhe të shpreh revoltën e tij ndaj qeverisë Lush Lushi, për lëmoshin që u ka dhënë pensionistëve.

I moshuari shprehet se për shkak se nuk ka vite pune, nuk merr pension. E ndonëse thirrjet e tij ndaj shtetit për t`i siguruar jetesën kanë qenë të vazhdueshme, qeveria e ka braktisur.

Ndoci tregon se jeton në kushte të vështira jetese, ndërsa detyrohe të punojë në moshë 70-vjeçare edhe pse ka kryer katër herë operacione në trup.

Zëri i tij nuk është dëgjuar nga institucionet deri më sot, ndaj me dhimbje dhe revoltë, lëmoshin elektoral që qeveria dha për pensionistët, Lush Lushi e shprehur duke shpërndarë karamele për bashkëmoshatarët e tij, me shpresën se vota e tyre nuk do të shkojë për mashtrimin e radhës elektoral të qeverisë. Ndërkohë sigurimet shoqërore në Shkodër, shprehen se në muajin tetor Lush Lushi do të mbush 70-vjeç dhe vetëm atëherë do të ketë mundësi të përfitojë 7 mijë lekë pension social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco