Dëbora e pak ditëve më parë dhe rënia e temperaturave, kanë dëmtuar pemët frutore në rajonin juglindor në Korçë. Pemët frutore, si molla, qershia, kumbulla etj, janë dëmtuar nga i ftohti pasi kishin çelur lulet. Fermerët thonë se nga drejtoria e bujqësisë nuk ka shkuar askush për të vlerësuar situatën.
Syri TV
Dëbora dhe temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë dëmtuar pemët frutore, veçanërisht për ato që ndodhen në fazën e hershme të çeljes.
Sipas specialistit të bujqësisë, Arben Hysolli më të rrezikuarat janë kulturat me bërthamë si bajamja, pjeshka, kajsia, qershia dhe kumbulla.
Sipas fermerëve Pëllumb Osmani dhe Yllson Bame nga Belortaja, drurët frutor që kishin çelur, janë dëmtuar, ndërsa sipas tyre nga drejtoria e bujqësisë nuk ka shkuar askush për t’i parë.
Për të minimizuar pasojat, ekspertët këshillojnë fermerët të monitorojnë nga afër të mbjellat e tyre dhe të marrin masa mbrojtëse.
© SYRI.net