Braktiset tregu i Çoles në Vlorë, për shkak të rënies së fuqisë blerëse. Tregtarët që ende shesin fruta perime thonë se nuk ka shitje, ndërsa qytetarët tregojnë se me pensionet e ulëta që kanë, kanë reduktuar konsumin. Të moshuar me bindje të majta thonë se në 11 maj do votojnë opozitën, pasi besojnë në programin e Partisë Demokratike për rritjen e pensioneve.
Syri TV
Një nga tregjet më të vjetër të Vlorës, ai i Çoles, po përballet çdo ditë me braktisje nga blerës por edhe tregtar.
Shumë tezga janë pa shitës, ndërsa ata që ende vijojnë të shesin aty fruta dhe perime, ankohen për fuqinë blerëse.
Qytetarët në Vlorë konfirmojnë se çmimet e larta dhe pensionet e ulëta, janë shkaku i rënies së konsumit dhe fuqisë blerëse.
Madje shumë pensionistë, edhe pse me bindje të majta, thonë se në 11 maj do të votojnë opozitën pasi besojnë në ndryshim.
Tregu në Çole të Vlorës vijon të mbetet në një gjendje të mjerueshme, ku tregtarët, për më shumë se 10 vjet, shesin produktet e tyre jashtë kushteve higjieno-sanitare.
© SYRI.net