Gjergj Temeli: Ruajtja e Kanunit të ‘Lekë Dukagjinit’ dhe trashëgimisë kombëtare, thelbësore për identitetin Shqiptar

10:25, 21/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjergj Temeli – Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Bashkësia e Shqiptarëve”, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’, u shpreh se vlerat tradicionale dhe kanuni i Lekë Dugagjinit janë një pasuri e pashoqe që formëson identitetin e shqiptarëve. 

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, duke pasur parasysh se kanuni, i cili është një udhërrëfyes i drejtësisë dhe i normave të jetesës për shqiptarët, nuk është vetëm një pjesë e historisë, por gjithashtu një gur themeli për shoqërinë tonë të sotme.

Në këtë kuadër, Temeli tha se se, ndërkohë që armiqtë shekullorë kanë punuar për të zhdukur dhe shkatërruar traditat shqiptare, Kanuni i Lekë Dugagjinit ka mbijetuar dhe ka arritur deri në ditët e sotme, duke u studiuar edhe në universitetet më të njohura perëndimore për vlerat e tij. 

Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se në Shqipëri, ky kanun dhe trashëgimia jonë shpesh injorohen dhe luftohen, duke e bërë të vështirë studimin dhe aplikimin e tij në jetën e përditshme.

Në përfundim, Temeli bëri thirrje për më shumë angazhim dhe bashkëpunim të shoqërisë shqiptare për të ruajtur dhe pasuruar këtë trashëgimi të çmuar, që është një thesar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për mbarë botën.

Gjergj Temeli:

"Unë do ta filloj fjalën time me një kod të Kanunit të Lekë Dukagjini: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut.

Nuk gjendet askund tjetër në botë kjo fjalë, vetëm në kanunin e Lekë Dugagjinit, në traditat tona me shumë vlerë, kanë punuar armiqtë shekullorë të shqiptarëve arbëror kundër traditave tona, kundër këtij Kanuni dhe është e pabesueshme se në të gjitha universitetet famoze të botës perëndimore, studiohet kanuni i Lekë Dukagjinit për vlerat që ka.

Populli shqiptar për arbërim e mbarë botën e mbarë njerëzimit në Shqipëri nuk studiohet, po luftohet ky Kanun, kjo e drejtë zakonore, ky moment më i rëndësishëm i identitetit tonë kombëtar.

Ndër monumentet më të rëndësishme, ai që nuk do Kanunin nuk do drejtësi, nuk do pronën private, nuk do as zhvillim e as pronë private, e as Shqipërinë dhe kjo nuk kuptohet.

Lekë Dukagjini ka qenë lekë i Epirit, e ka njohur gjithë bota dhe ne prej 3 figurash njihemi në botë prej Lekë Dukagjinit, Nënë Terezës dhe Skënderbeut.

Këto figura janë më të njohura anë botë për Shqipërinë dhe ne, një grup intelektualësh prej trojave shqiptare, nga Çamëria e deri në Mollë të Kuqe, Mitrovicë, Kosovë, Pukë, Dugajgin, Shkodër, Lezhë, Vlorë e troje të tjera, jemi mbledhur e kemi vendosur që busti i Lekë Dukagjinit të vendoset në kryeqendrën e veriut, në Shkodër. Kemi bërë të mundur prej 3 vitesh këtë bust i cili jeton në magazinë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco