SYRI TV/ 5 fshatra në Elbasan pa energji prej 3 ditësh, banorët: nuk kemi pasur asnjë informacion

14:13, 19/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e 5 fshatrave të qytetit të Elbasanit prej tri ditësh janë pa energji elektrike. Ata shprehen se nuk kanë pasur asnjë njoftim për ndërprerjen e energjisë teksa kërkojnë rikthimin për shkak edhe te uljes drastike të temperaturave por kjo mungese ka shkaktuar probleme edhe në gatimet e tyre të përditshme

Syri TV

Teksa temperaturat këto ditë kanë pësuar një ulje drastike, banorët e 5 fshatrave të qytetit të Elbasanit, Gjergjan, Gjonmë, Kështjellë, Thanë dhe Muriqan prej tre ditësh nuk kanë energji elektrike në banesat e tyre. Ata shprehen se nuk janë njoftuar për këtë shkëputje teksa gjithashtu nuk kanë informacion se kur do të rikthehet.

Banorët tregojnë se mungesa e energjisë prej tri ditësh ka vështirësuar jetën e tyre si në ngrohje ashtu edhe në gatim. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco