Lajmi i fundit

LIVE/ Ndërtimi i resortit turistik në Velipojë, banorët e Rjollit dalin sërish në protestë

SYRI TV/ Mirditë dhe Mat, banorët në protestë për rrugën Perlat-Lurë

SYRI TV/ Mirditë dhe Mat, banorët në protestë për rrugën Perlat-Lurë

13:55, 17/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhjetëra banorë të fshatrave të Mirditës dhe Matit, protestuan së bashku për shkak të ngecjes së punimeve të rrugës Perlat-Lurë.

 

Ky segment, i premtuar nga qeveria Rama se do të ndërtohej duke e zhvilluar potencialet turistike të zonës, prej kohësh punimet nuk avancojnë. Për këtë arsye banorët kërkojnë shpjegime në lidhje me ndaljen e punimeve dhe dyshimit se fondet për rikonstruksionin e rrugës mund të jenë shpërdoruar.

Këtë deklaratë të bërë nga Edi Rama gjashtë vjet më parë, ku u premtonte ndërtimin e rrugës, banorët sot e cilësojnë tallje, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Protestën e banorëve e mbështeti dhe deputetja e Partisë demokratike, Elda Hoti, e cila tha se kjo rrugë është kthyer në simbol të premtimeve dhe mashtrimeve të qeverisë.

Në aks janë kryer vetëm disa punime në skarpate dhe trasenë e rrugës, ndërsa në pjesë të caktuara të segmentit rruga ka pësuar shembje duke u bërë e rrezikshme për lëvizjen e mjeteve. Rruga nisi të ndërtohej tre vjet më parë, por pa dhënë asjë shpjegim publik nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, punimet janë lënë pa u përfunduar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco