SYRI TV/ Maliq, banorët e Kloçës ankesa ndaj bashkisë: Rrugët e fshatit të pashtruara, s’ka as ujë e kanalizime

13:54, 17/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa Gëzim Topçiu ka 30 vjet që drejton bashkinë Maliq, zonat rurale duket se i ka harruar prej kohësh. E tillë është situata në fshatin Kloçë, ku sipas banorëve nuk ka rrugë, kanalizime dhe ujë të pijshëm.

Syri Tv

Rrugët e brendshme të fshatit, kanalizimet e ujërave të zeza dhe uji i pijshëm, janë shqetësimet kryesore për banorët e fshatit Kloçë në Maliq.

Për këtë shkak, sot në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit, ndërsa të rinjtë janë larguar në emigrim.

Arsimi në fshat është gjithashtu në rënie. Dikur shkolla dhe kopshti ishin plot me fëmijë, ndërsa sot në to mësojnë rreth 10 fëmijë. Banorët thonë se kryebashkiaku Gëzim Topçiu vjen në fshat vetëm kur ka fushatë elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco