SYRI TV
Personat me sëmundjet e veshkave në qytetin e Fierit, kanë pësuar një rritje. Mjekja nefrologe Shpresa Stase shprehet se rritja e numrit të pacientëve me sëmundje renale, vjen për shkak të neglizhencës se atyre personave që janë të prekur me sëmundje të zemrës. Sipas mjekes, këta pacientë duhet të jenë nën kontroll të vazhdueshëm dhe të bëjnë vizita periodike.
Ka pësuar një rritje, numri i personave që janë të prekur nga sëmundjet e veshkave në qytetin e Fierit. Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të qytetarëve nga sëmundjet renale, mjekja nefrologe Shpresa Stase shprehet se në qarkun e Fierit rezultojnë 1200 pacientë të prekur nga sëmundjet e veshkave, ku 129 janë me hemodializë dhe 75 janë me transplant të veshkave.
Sipas mjekes, shkak për rritjen e numrit të pacienteve me probleme me veshkat është shtimi i rasteve dhe personave me sëmundje të zemrës apo edhe diabetit. Stase shprehet se këta pacientë janë më të rrezikuar dhe për këtë arsye duhet të kryejnë vizita periodike
Mjekia Stase ka edhe këshilla për qytetarët, duhet të mbajnë dietë, të eliminojnë kripërat por edhe të konsumojnë sa më shumë ujë.
© SYRI.net