SYRI TV
Me protestë është pritur në Tiranë 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Aktivistë dhe qytetarë kanë ngritur zërin ndaj pasigurisë dhe keqtrajtimit të grave dhe vajzave në shoqëri, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtave të tyre dhe trajtim me dinjitet.
Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, nuk kanë munguar protestat për të drejtat e grave dhe vajzave. Aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin “Nënë Tereza”, për të ngritur zërin ndaj pasigurisë dhe keqtrajtimit të grave dhe vajzave në shoqëri.
Protesta u zhvendos drejt kryeministrisë, aty ku të pranishmit bënë thirrje për më shumë reforma për gratë dhe respektimin e të drejtave të tyre.
Në një shoqëri ku gratë ende nuk janë të sigurta dhe janë shënuar shumë raste të femicidit, ato kanë ngritur zërin për respektimin e te drejtave të tyre dhe trajtim me dinjitet.
© SYRI.net