Periferia e Vlorës është lënë në harresë. Teksa vëmendja në investime është përqendruar në qendër, banoret në zonën e ish-fushës së aviacionit ankohen se prej vitesh nuk kanë parë asnjë investim në infrastrukturë duke vështirësuar jetën e tyre. Ata tregojnë se janë ankuar në bashki por askush nuk i ka dëgjuar.
Syri TV
Teksa jemi afër nisjes së sezonit turistik Vlora mbetet një qytet sërish me probleme. Teksa vëmendja është përqendruar ne qendër të qytetit bregdetar, periferia është lënë në harrese. Në zonën e ish-fushës së aviacionit, një prej segmenteve rrugore i cili lidh këtë zonë dhe lagjen Kushtrimi me rrugën Transballkanike, prej vitesh vazhdon të mbetet problematike. Banorët e zonës tregojnë jetesa në të tilla kushte, ku çdo ditë duhet të përballesh me rrugën gjithë gropa dhe baltë, është tepër e vështirë.
Ankesat e tyre ndër vite, siç tregojnë banorët, nuk janë dëgjuar, teksa blloku i banimit, sipas tyre, kthehet në vëmendjen e pushtetit kryesisht përgjatë periudhave të fushatave elektorale. Bëhet fjalë për një segment rrugor me gjatësi jo më tepër se 1 kilometër, i cili lidh njëkohësisht dy prej zonave kryesore të qytetit.
© SYRI.net