SYRI TV/ ‘Bojkot 11 Majit’/ Të harruar nga shteti, banorët e Fierit: Nuk kemi rrugë, ndriçim dhe kanalizime

15:09, 08/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mungesa e infrastrukturës si dhe harresa nga shteti detyron banorët e lagjes ‘Mallakastra’ në Afrim i Ri në Fier, që të bojkotojnë zgjedhjet e 11 majit. Ata shprehen se ankesat e tyre për rrugë, ndriçim e kanalizime, kanë rënë në vesh të shurdhër dhe kanë vendosur që këto zgjedhje mos të shkojnë të votojnë nëse nuk marrin zgjidhje për problemet e tyre.

Syri TV

Banorë të lagjes ‘Mallakastra’ në Afrim i Ri në Fier do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 majit. Shkak për këtë vendim që kanë marrë është bërë mungesa e infrastrukturës në këtë lagje e cila sipas banorëve është e harruar nga shteti. 

Banorët thonë se janë ankuar në bashki por askush nuk i ka dëgjuar. Ata shprehen se këto votime në 11 Maj  jo vetëm nuk votojmë por nuk lëmë as kutitë të vijnë në qendra votimi.

Lagja ‘Mallalastra’ në Afrim i Ri është vetëm 500 metra larg qendrës Fier pas shinave të hekurudhës Fier – Vlorë. Ajo që shihet sot është se në këto banesa  janë me gropa septike, ku një vesë shiu tejmbushen e derdhen në oborre e kanalet anës rrugëve kryesore duke u bërë shkaktare për sëmundje, rrugët në dimër baltë e verë pluhur, pa ndriçim dhe pa kosha për të hedhur mbetjet urbane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco