Vajza 7-vjeçare nga Shkodra, e helmuar nga ilaçi i minjve, i shpëton vdekjes. Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT, mjekët ia kanë dalë ta mbajnë në jetë.
Pas trajtimeve dhe kujdesit intensiv në këtë shërbim, e mitura e ka kaluar rrezikun për jetën. Burime nga stafi i mjekëve bëjnë të ditur për A2 se vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi.
Ditë më parë vajza humbi vëllain e saj 3-vjeçar, i cili nuk mundi t’i mbijetonte intoksikacionit të fortë nga ilaçi i minjve që prindërit kishin përdorur për të spërkatur një ambient pranë shtëpisë.
Por A2 mëson se 7-vjeçarja sapo është bërë me një motër. Disa ditë pas tragjedisë, nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë,e cila është vajzë.
© SYRI.net