Është vetëm një kilometër rrugë që lidh qendrën e Darzezës me plazhin por edhe tokat e banorëve, e cila nuk ka parë asnjë investim. Banorët shprehen se pushteti vendor kujtohet vetëm një herë në vit për të hedhur në rrugë vetëm çakull, por kjo nuk e përmirëson aksin rrugor që është kryesor për zonën
Syri TV
Banorët thonë se pushteti lokal kujtohet një herë në vit për të hedhur një makinë çakull për të mbuluar gropat dhe situata rikthehet e njëjtë.
Kjo rrugë, qendrën e fshatit nuk e lidh vetëm me plazhin por edhe me varrezat apo tokat e punuara të fshatit.
Rruga që lidh Darzezën me plazhin apo varrezat, më e populluar është nga prilli deri në fund tetori, por në pjesën tjetër të vitit përdoret nga fermerët e zonës për të shkuar nga tokat e tyre apo tek ato pak biznese që ushtrojnë aktivitetin në këtë plazh.
© SYRI.net