SYRI TV/ Dhuna shkak për divorcet në Shkodër, Boriçi: për 2 muaj regjistrohen 34 raste

11:32, 05/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Divorcet në qytetin e Shkodrës kanë si shkak dhunën në familje. Drejtuesja e qendrës “Gruaja tek Gruaja” Trendelina Boriçi shprehet se vetëm për dy muaj janë regjistruar 34 divorce, dhe shkak bëhen mosmarrëveshjet ne çift.

SYRI TV

Dhuna është shkaku kryesor i divorceve në Shkodër.

Vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, pranë qendrës “Gruaja tek Gruaja” në këtë qytet janë regjistruar 34 raste divorci.

Zakonisht, gratë kërkojnë ndihmën e kësaj qendre, teksa mosmarrëveshjet në familje janë acaruar ndjeshëm. Drejtuesja e kësaj qendre Trendelina Boriçi tregon se si trajtohen gratë e dhunuara

Boriçi shton se pjesa dërrmuese e rasteve të divorcit janë nëna me fëmijë. Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar, pranë kësaj qendre janë trajtuar 200 raste divorci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco