SYRI TV/ 65-vjeçari nga Burreli endet nëpër spitale, denoncim për mungesë shërbimi në spital

16:16, 04/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Besim Çollaku nga Burreli ka denoncuar në Syri TV se në QSUT dhe Spitalin e Traumës; se nuk i kanë ofruar shërbim për dy operacione që ishte referuar të kryente. Në lidhje me këtë, QSUT sqaroi se pacienti ka bërë konsultën dhe pasi është vizituar, u referua për të kryer ndërhyrjen për shtyllën kurrizore te Spitali i Traumës.

65-vjeçari Besim Çollaku nga Burreli, prej ditësh endet dyerve të spitaleve në Tiranë. Ai pretendon se në QSUT dhe në Spitalin e Traumës nuk i kanë ofruar shërbim, për dy operacione që ishte referuar të kryente në këto spitale.

Syri TV u interesua pranë QSUT në lidhje me pretendimet e pacientit, nga ku sqarohet se ai ka bërë konsultën më datë 26 shkurt dhe pasi është vizituar nga mjeku përkatës në Shërbimin Ambulator të Neurokirurgjisë, është referuar për të kryer ndërhyrjen për shtyllën kurrizore te Spitali i Traumës, si specialitet i këtij spitali. Ndërkohë nga Spitali i Traumës nuk ka pasur reagim deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco