SYRI TV/ 230 qytetarë kërkojnë ndihmë juridike falas, me vite të tëra pritje për një vendim gjyqësor

20:39, 23/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Viti 2024 ka qenë sfidues për qindra qytetar në Elbasan, të cilët në pamundësi të pagesave ndaj avokatëve i drejtohen zyrave të ndihmës juridike falas.

230 raste janë regjistruar për një vit, teksa qytetarët nxjerrin në pah me denoncimet e tyre edhe ndikimin negative që sipas tyre kishte harta e re gjyqësore.

Rreth 230 qytetarë kanë kërkuar ndihmë juridike falas gjatë vitit 2024, në Elbasan duke reflektuar një rritje të shqetësimeve sociale dhe ekonomike. Ndikim te madh ka pasur dhe rritja e kostove  te seancave gjyqesore qe prej ndryshimet territorial. Shtresat më të prekura janë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, komuniteti rom dhe egjiptian, si dhe viktimat e dhunës në familje. Çështjet më të zakonshme për të cilat kërkohet ndihmë lidhen me zgjidhjen e martesave, urdhrat e mbrojtjes, përfitimet e ushqimit për fëmijët, pensionet dhe pronësinë.  Teksa i pyetur per SYRI tv Çiftja u shpreh se kostoja e proceseve gjyqesore gati eshte dyfishuar qe pas ndarjes teritoriale ku me parë nje seance kushtonte rreth 50 mije leke te reja tashme mund te shkoje deri ne 100 mije leke te reja shifer kjo e pa arriteshme per shume qytetare. Teksa kjo rritje e kostos vjen si pasoje e nderlikimit te procedurave gjyqesore e numrit te larte te shkresave qe kerkojne impenjimin e avokateve.

Skender Kodra nje 72 vjecar nga qyteti i Elbasanit tregon per SYRI TV peripecite e shumta qe has ne seancat gjyqesore qe prej vitit 2013. Kalvari i  tij ne dyert e gjykates per ceshtjen e nje prone 5 hektar ne Mjekes nisi nga gjykata e shkalles se pare Elbasan per te vazhduar nje sistem ping pong mes gjykates se shkalles se  I te Elbasanit , Tiranes e Gjykates se Apelit Durres ne te cilen çeshtja u pezullua per shkak te dokumentave te falsifikuara te fqinjit i cili pa drejtesisht thotë ai i mori pronen veprim ky per te cilin u denua me tre vite burgim.

Ai shprehet se keto 12 vite sorollatje kane qene te veshtira si per shpenzimet e pafund ashtu dhe per kohen e humbur pasi mosha e tij tashme eshte e thyer. Zvarritjet e tejzgjatura kane bere qe ai te vere ne dyshim vete sistemin e drejtesise pasi te gjithe dokumentacionet e rregullta i ka dorezuar qe ne fillimet e seancave teksa shprehet se der ne fund te jetes do ta kerkoje drejtesine kaq te vonuar dhe pse ne syte e tij nuk ka mbetur me asnje shprese se do te mare ate qe i takon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco