Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Shtëpinë ia prishën disa herë, truallin ia mori shteti për të ndërtuar rrugë, 67-vjeçari me familjen mbeten në mes të katër rrugëve

22:13, 21/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

67-vjeçari nga Korça Feim Çollaku, prej vitit 2018 sorollatet dyerve të institucioneve, pas projektit të ARRSH-së për interes publik, Unaza Lindore Loti 3, e cila do të prekte pronën e tij. Truallin e kishte me dokumentacion të rregullt, ndërsa ndërtimi i banesës ishte pa leje. Edhe pse që në vitin 2006 aplikoi për legalizimin e objektit, kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë.

Kur nisi realizimi i projektit në 2018 e deri në ndërtimin e rrugës dytësore në 2014, Feimit shtëpia iu prish disa herë dhe gjobat ndaj tij për ndërtim pa leje sot kapin vlerën e 87 milionë lekëve të vjetra, ndërsa dëmshpërblimin për truallin ende nuk e ka marrë.

Feimi bën apel për institucionet, që shteti ta dëmshpërblejë dhe t’i gjejë një zgjidhje, pasi ai ka mbetur në mes të katër rrugëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco