SYRI TV/ 220 biznese falimentuan në Shkodër në një vit, shkak shpopullimi

12:03, 21/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shkodra është një nga rajonet më të varfra dhe më të goditura nga shpopullimi në vend. Këto shkaqe janë dhe faktorët që kanë çuar në falimentimin e të paktën 220 sipërmarrjeve, kryesisht biznese të vogla dhe të mesme gjatë vitit 2024. Kreu i Bashkimit të Sindikatave në Shkodër Albert Tuka paralajmëron protesta për situatën e vështirë që po kalon rajoni verior.

220 biznese kanë falimentuar në rajonin e Shkodrës gjatë vitit 2024. Shifra bëhet e ditur nga kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura ne Shkodër, Albert Tuka. Ai thotë se arsyet janë nga më të ndryshmet, si shpopullimi, rënia e fuqisë blerëse dhe rritja e çmimeve.

Tuka thekson se papunësia ka arritur në shifra më të larta, ndërkohë qeveria shqiptare nuk përdori politika fiskale të zbutura për të shmangur falimentimin e bizneseve.

Sipas Tukës, Shkodra vijon të mbetet rajoni më i varfër në Shqipëri, ndërkohë paralajmëroi nisjen e protestave…

Rajoni i Shkodër është një nga më të prekurit nga shpopullimi duke sjellë pasoja direkte për ekonominë, përfshi edhe falimentimin e bizneseve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco