VIDEO/ Banorët e fshatit Restej në protestë: Kërkojmë që asaj rruge inekzistente ti vihet një dorë, nuk ikim nga këtu

10:34, 20/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Disa banorë të fshatit Restej në Rrogozhinë zbritën në protestë gjatë kësaj të enjteje si shkak i mungesës së shtrimit të rrugës kryesore.

Sipas banorëve,  në dhjetor të vitit 2024 u dha afati i fundit si përfundimi i punimeve për këtë rrugë, e cila lidh disa fshatra, premtim ky që u la po në harresë.

“Me 20 nëntor na priti sekretari i bashkisë, na tha se rruga do vazhdojë e nëse kjo nuk bëhet tha unë si sekretar do jap dorëheqjen, erdhëm prap e takuam e nisi me justifikimet. I kërkojmë që asaj rruge inekzistente ti vihet një dorë e ta rregullojnë, sepse ne nuk do ikim që këtu”- ishte deklarata e njërit prej banorëve për mikrofonin e Syri TV.

Deklarata e banorëve:

'Jam banor i fshatit Restej, jam taksapagues i rregullt i bashkisë prej vitesh.

Na kanë premtuar për një rrugë që e folët edhe ju si media dhe kushdo që ka ardhur në pushtet thanë se do e bëjnë, por ishte gënjeshtër.

Në vitin 2024 është aprovuar një fond prej 65 milion lekësh dhe na kanë mbajtur me mashtrime e gjona.

Është e katërta herë që vijmë këtu, edhe nuk na kanë pritur

Në muaj dhjetor kemi ardhur këtu për rrugën, e ata na sollën një përfaqësues vetëm për fushatë elektorale

Më 20 nëntor na priti sekretari i bashkisë, na tha se rruga do vazhdojë e nëse kjo nuk bëhet tha unë si sekretar do jap dorëheqjen, erdhëm prap e takuam e nisi me justifikimet.

Ne nuk kërkojmë asgjë të jashtëzakonshme, i kërkojmë që asaj rruge inekzistente ti vihet një dorë e ta rregullojnë, sepse ne nuk do ikim që këtu'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco