Fshati Darzezë ka dy muaj pa mjek familje dhe infermiere. Banorët për çdo vizitë apo këshillë mjekësore shkojnë në Fier, ndërsa më të penalizuarit nga kjo situatë janë të moshuarit.
Janë të paktën 400 familje në fshatin Darzezë, të cilët nuk kanë shërbim mjekësor në fshat.
Shkak i mungesës së mjekut por dhe infermieres, është bërë dalja e tyre në pension, ndërsa nga institucionet përkatëse ende nuk është bërë zëvendësimi.
Në fshat nuk ka as farmaci.
Mungesa e mjekut dhe infermieres, si dhe e farmacisë, i kushton shtrenjtë kryesisht moshave të treta, të cilët për shkak të sëmundjeve kronike, u duhet të marrin medikamente dhe konsulta mjekësore të vazhdueshme.
© SYRI.net