Egzon Halili një 29 vjeçar nga Kosova dhe Linda nga Shqipëria para 3 vitesh të martuar me njëri tjetrin së fundmi ishin ndarë me proces gjyqësor.
Linda tregon për gazetarët e Piranjave se ishte keqtrajtuar nga ish bashkëshorti i saj dhe ky ishte shkaku i divorcit të tyre.
Linda prej 2 vitesh ka krijuar familjen e saj, ku së fundmi ka ardhur në jetë dhe një fëmijë.
E reja tregon se pasi Egzoni ka marrë vesh që Linda është martuar ka nisur ta përndjekë në mënyrë sistematike, duke e kontaktuar në telefon me numra të ndryshëm.
Gjithashtu ajo tregon se për shkak të sjelljeve të tij të fundit, edhe familja e re i është vënë në rrezik. Linda i ka treguar disa here që ajo është e martuar, por Egzoni këmbëngulës nuk e beson dhe i thotë që të gjitha fotot që ka parë janë fotomontazhe.
Linda tregon se Egzoni kishte problem shëndetësore, dhe si rrjedhojë nuk mund të bënte fëmijë. Por këtë gjë e reja në fillim të njohjes nuk e ka ditur.
Pavarësisht kësaj pamundësie të Egzonit për tu bërë baba, shkaku i vërtetë i ndarjes ishte krejt tjetër. Dhuna!
Linda thotë se ish bashkëshorti i dërgon video teksa ai shihet të qajë me ngashërima duke i thënë se s’mundet dot pa të.
Në fakt edhe sikur Linda ta besojë se ish burri e ka seriozisht, kjo nuk mund ta ndryshojë aspak realitetin e ri në të cilin jeton bashkë me burrin dhe foshnjën e sapo ardhur në jetë. Në një farë mënyre, ai e ka konsumuar martesën në formën më të keqe të mundshme.
Kur ai shihte se ish gruaja nuk i bindej lutjeve të tij për tu rikthyer, Egzoni zemërohej dhe niste menjëherë akuzat sikur Linda e kishte tradhtuar.
Ajo thotë se tradhtia nuk ka qenë në asnjë moment, sepse vetëm për të mbajtur raportin gjallë ka bërë shumë përpjekje. Ajo kërkon vetëm të lihet e qetë nga ai.
Kjo është kërkesa më normale që mund të ketë një nënë fëmijë, me një jetë të qetë e në harmoni, larg dhunës tre vjeçare të ish burrit.
Por tashmë këto ekuilibra janë cënuar.
Grupi i Piranjave udhëtuan drejt vendit ku Egzoni jetonte. Në fillim ai nis të jetë agresiv duke u shprehur se do kallëzonte grupin e xhirimit dhe Lindën për kallëzimin e bërë tek ne. Në një moment qetësia ai shprehet se çdo gjë e ka bërë nga dashuria për të, por edhe çastet e dhunës kanë ndodhur për shkak të ngarkesave të tij psikologjike.
Përmes grupit të Piranjave ai flet me Lindën në video kamera dhe më në fund bindet që Linda është me fëmijë dhe e martuar.
© SYRI.net