SYRI TV/ Frika e përhapjes së meningjitit në Durrës, shkak i panikut, infektimi i një fëmijë

17:17, 13/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përhapja e sëmundjes së meningjit ka shkaktuar panik të prindërit dhe fëmijët të dy shkolla në qytetin e Durrësit.

Ka qenë infektimi i një nxënësi 14 vjeç i cili ka bërë që paniku të përhapet në dy shkolla të qytetit bregdetar, përkatësisht në Shkollën “Eftali Koçi’ dhe “Kushtrimi i lirisë”. Nxënës e prindër kërkojnë nga institucionet e shëndetësisë të merren masa për dezinfektimin e ambienteve dhe të shikohen kartelat e fëmijëve të cilët nuk janë të vaksinuar me preparatet imun kundër meningokokut dhe të bëhet sa më shpejt imunizimi i tyre.

Prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe “Kushtrimi i lirisë” në Durrës refuzojnë prej dy ditësh të dërgojnë fëmijët në shkollë. Rasti i diagnostikuar me meningit tek një nxënës 14-vjeçar i ka frikësuar ata për shëndetin e fëmijeve të tyre dhe kërkojnë nga institucionet dezinfektimin e shkollës.

Për  SYRI TV prindërit deklarojnë se është bërë vetëm dezifetimi i klasës dhe jo i të gjitha ambienteve shkollore. Në rast se nuk merren masa, ata shprehen të shqetësuar se sëmundja e menigitit mund të përhapet tek nxënësit tjerë në shkollë. Ata thonë se nëndrejtori nuk u ka dhënë zgjidhje dhe kërkuan reagimin e ministrisë se arsimit dhe shëndetësisë. 

Ndryshe nga çfarë ndodhi muaj më parë, kur gjimnazi “Leonik Tomeo” u dezinfektua pas diagnostikimit të një 17-vjeçareje me meningit akut, në rastin e pak ditëve më parë nuk është zbatuar e njëjta procedurë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco