Shpërthimet e minave që bëhen nga kompania për nxjerrjen e kromit janë kthyer në shqetësim për 12 familje të lagjes Kovaç të fshatit Vlahen. Prej afro 1 viti ata kanë probleme me dëmtimin e banesave si pasojë e këtyre shpërthimeve. Banorët thonë se nga institucionet përgjegjëse nuk është marrë asnjë masë, teksa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.
SYRI TV
12 familje të lagjes Kovaç të fshatit Vlahen, prej afro 1 viti, kanë probleme me dëmtimin e banesave nga shpërthimet e minave që bëhen poshtë shtëpive nga kompania që shfrytëzon zonën për nxjerrjen e kromit. Këtë të enjte, ata zhvilluan një protestë duke kërkuar marrjen parasysh të shqetësimeve të tyre.
Banorët kanë vënë në dijeni institucionet përgjegjëse për këtë situatë që në tetorin e vitit të kaluar, por thonë se nuk është marrë asnjë masë. Nëse nuk zgjidhet ky problem, ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës deri në ndalimin e punimeve në minierë.
© SYRI.net