8 fshatra në njësisë administrative Cepo në Gjirokastër janë pa energji elektrike. Banorët thonë se shkak për këtë janë bërë moti i keq dhe amortizimi i rrjetit elektrik. Ata shprehen të shqetësuar se shkëputja e energjisë disa herë ditë, rrezikon t’ju djegë pajisjet elektro-shtëpiake ndërsa bizneset i lë pa punë.
Syri tv
Reshjet e shiut me intensitet mesatar të rënë ditët e fundit në Qarkun e Gjirokastrës kanë lënë pa energji elektrike banorët e njësisë administrative Cepo, ku përfshihen një seri fshatrash si Kardhiq, Çepunë,Zhulat,Fushbardhë,Taroninë, Mashkullorë,Prongji dhe Humelicë. Sipas banorëve, kjo situatë përsëritet sa herë ka erë dhe reshje shiu, për shkak të rrjetit të amortizuar të energjisë elektrike. Banorët thonë se ndërprerjet e energjisë disa herë në ditë, po i dëmton pajiset elektro-shtëpiake ndërsa pronarët e bizneseve po i lë pa punë.
Banorët thonë se janë ankuar në bashki për këtë problem, por nuk u kanë dhënë asnjë zgjidhje.
Përveç problemit të energjisë elektrike, ata shprehen se vuajnë edhe mungesën e investimeve në ujësjellës.
© SYRI.net