Pensionistët vijojnë të presin me orë të tëra në radhë për të marrë një abone autobusi. Ata e cilësojnë torturë këtë mënyrë të shpërndarjes së aboneve duke e krahasuar me kohën e komunizmit, teksa kërkojnë zgjidhje pasi mosha e thyer dhe problemet shëndetësore nuk i mundësojnë qëndrimin në këmbë me orë të gjata, por janë të detyruar për shkak të pamundësisë financiare për të përballur kostot e transportit.
Syri tv
Çdo fund muaji dhe fillim muaji të ri, vijon tortura e pensionistëve për tërheqjen e aboneve falas. Prej disa ditësh atyre u duhet të presin me orë të gjata në radhë për të marrë një abone, në kushte të vështira, pa asnjë organizim dhe pa infrastrukturën e nevojshme për shpërndarjen e aboneve. Ata shprehen se kjo situatë po u kthehet në një makth të përmuajshëm, teksa e cilësojnë torturë këtë mënyrë të shpërndarjes së aboneve duke e krahasuar me kohën e komunizmit.
Pensionistët kërkojnë zgjidhje pasi mosha e thyer dhe problemet shëndetësore nuk i mundësojnë të qëndrojnë në këmbë me orë të gjata në pritje të marrjes së abonesë.
Pamundësitë ekonomike për të përballuar kostot e transportit publik i kanë detyruar të moshuarit të qëndrojnë në radhë, teksa duket se kjo është tortura tjetër për pensionistët, pas radhëve të gjata për të marrë pensionin.
© SYRI.net