Pensionistet presin për një abone falas/ Qëndresa Qytetare: A nuk u mjafton libreza? Radha e tyre nuk na nderon si shoqëri

Pensionistet presin për një abone falas/ Qëndresa Qytetare: A nuk u mjafton libreza? Radha e tyre nuk na nderon si shoqëri

17:55, 30/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Urbanët falas, pensionistëve u mjafton libreza, pse duhet të torturohen në radhë për abone!

Zakonisht në radhë për abone jemi mësuar të shohim studentë, por tashmë që dhe pensionistët do udhëtojnë falas në urbanët e linjave të Kryeqytetit, shumë prej tyre rrinë në radhë për të marrë një abone për të udhëtuar falas.

Kjo radhë ndoshta ja vlen, pasi shumë prej tyre pensionet i kanë minimale, por do ishte më dinjitoze që këta të moshuar të mos i linim në radhë për një abone falas.

Në rastin më të mirë shkruan Qëndresa Qytetare në Facebook, do mjaftonte që pensionistët t’i paraqisnin faturinos librezën e pensionit, ose ditën kur marrin pensionet në posta t’u shpërndahen edhe abontë.

Këto pensionistë në radhë nuk na nderojnë si shoqëri, ndaj kujdesi ndaj tyre nuk duhet të mbetet vetëm propagandë, por të bëhet realitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco