Adoleshentja disleksike kalon testin e patentës me ndihmën e tatuazheve në duar

Adoleshentja disleksike kalon testin e patentës me ndihmën e tatuazheve në duar

15:13, 29/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një adoleshente me disleksi ka kaluar testin e patentës pasi bëri tatuazhe me fjalët “majtas” dhe “djathtas” në duar.

Alexis Morris, 18 vjeçe, kurrë nuk ka qenë në gjendje të dallojë majtas nga djathtas dhe e kishte të pamundur të mësonte të drejtonte makinën.

Për këtë arsye, nëna e saj, Amanda Morris, 38 vjeç, e çoi atë në studion Ambitious Ink në Frankfort, Kentucky, SHBA, ku artisti i bëri në duar dy tatuazhe të mëdha me shkronjat “L” dhe “R”.

Pas tre muajsh mësimesh, Alexis më në fund kaloi testin e saj vetëm një muaj pasi bëri tatuazhet.

Image

Alexis, nxënëse nga Georgetown, Kentucky, tha: “Isha shumë e lumtur dhe e emocionuar. Kisha frikë se do të më zbritnin pikë nëse më shihnin duke i parë duart, por nuk ndodhi. Ndihem sikur më përkrahën shumë. Tatuazhet më ndihmuan më shumë nga sa mund ta imagjinosh, jo vetëm me drejtimin e makinës, por në çdo gjë në përgjithësi. Drejtimi makinës është bërë shumë më i lehtë. Tani është bërë diçka e natyrshme për mua që t’i shikoj. Shokët e mi e marrin si shaka, por nuk besoj se e kuptojnë vërtet sa shumë më ka ndihmuar kjo.”

Alexis e bëri tatuazhin nga artisti Scotty Jr. Thompson në prill 2023 dhe e kaloi testin vetëm disa javë më vonë. Tatuazhet rezultuan një ndihmë e madhe, pasi Alexis arriti ta kalonte testin e patentës brenda një muaji pasi i bëri ato.

Nëna e saj, Amanda, thotë se Alexis ende i përdor tatuazhet “gjithë kohës” për t'u orientuar në kthesa.

Amanda, e cila është një nënë shtëpiake, tha: "Isha shumë krenare dhe e emocionuar për të, pasi ajo kishte dashur ta ngiste makinën prej kohësh. Ajo e kaloi që në provën e parë, prandaj isha shumë krenare për të. Tatuazhet e ndihmuan shumë dhe ajo ende i përdor! Ajo i sheh ende duart gjatë gjithë kohës!

"Kjo e bëri gjithçka më të lehtë, për shkak të disleksisë së saj, ajo nuk mund të orientohej dot me drejtimet.  Ne i treguam Scotty-t të studios së tatuazheve kur ajo e kaloi testin dhe ajo bëri një tatuazh tjetër tek ai pas kalimit të testit. Edhe ai ishte shumë krenar për të." / Talker News - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco