Nisin nderimet për Kryepeshkopin Anastas, besimtarët bëjnë homazhe në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’

Nisin nderimet për Kryepeshkopin Anastas, besimtarët bëjnë homazhe në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’

16:30, 28/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I shoqëruar me muzikë funebre, kortezhi me arkëmortin e Kryepeshkopit Anastash, ka përshkuar në këmbë rrugën nga Banka e Shqipërisë drejt Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Image

Të shumtë ishin qytetarët që e përcollën kalimin e trupit të Kryepeshkopit, me lot në sy dhe duke hedhur lule në shenjë nderimi dhe respekti për udhëheqësin shpirtëror.

Image

Kortezhi mbërriti nga Greqia mëngjesin e kësaj të marte dhe, pas kalimit përmes pikës kufitare të Kakavijës, u ndal në Katedralen e Gjirokastrës, dhe disa fshatra të zonës së Dropullit.

Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për homazhe publike, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet të enjten dhe pritet të ketë pjesëmarrje nga klerikë, zyrtarë dhe besimtarë, si nga Shqipëria ashtu edhe nga diaspora.

Image

Në përkujtim të këtij momenti, Kisha Ortodokse ka shpallur një periudhë zie, e cila do të zgjasë pesë ditë, sipas vendimit të Sinodit të Shenjtë. Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Sinodit të shtunën, u caktua Mitropoliti i Korçës, Joani, si kujdestar i fronit deri në zgjedhjen e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas.

Kryepeshkopi Anastas ndërroi jetë më 19 janar në moshën 95-vjeçare, në spitalin “Ungjillëzimi” në Athinë, ku ishte shtruar që prej 3 janarit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Me një jetë të përkushtuar ndaj fesë, dialogut ndërfetar dhe shërbimit ndaj njerëzve, ai la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe u bë një simbol i shpresës dhe i paqes për shqiptarët dhe besimtarët ortodoksë në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco