U caktua mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit, kush është Mitropoliti Joani

U caktua mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit, kush është Mitropoliti Joani

21:53, 25/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mitropoliti i Korçës, Joani, është zgjedhur nga Kryepeshkopi i ndjerë Anastas Janullatos si pasuesi i tij. Këtë detaj e ka zbuluar media greke Protothema, e cila raporton se Joani është përzgjedhur për shkak të faktit që është shqipfolës.

Sipas burimit, vullneti i Kryepeshkopit të ndjerë do të merret parasysh kur të nisë procesi për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Përkohësisht, Sinodi i Shenjtë e ka caktuar Mitropolitin Joan si mbikëqyrës të Fronit të Kryepeshkopit.

Kush është Mitropoliti Joani?

Mitropolit Joani, me emrin e lindjes Fatmir Pelushi, është një figurë e njohur në Kishën Ortodokse Shqiptare. Ai ka kryer studimet në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë në Boston, SHBA, ku u diplomua me gradën “Master of Divinity”. Studimet në SHBA u mundësuan falë një burse të ofruar nga shqiptarët në Amerikë, në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Pas përfundimit të studimeve, Joani u rikthye në Shqipëri, ku Kryepeshkopi Anastas e caktoi si pedagog dhe dekan në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai shërbeu gjithashtu në disa zona të tjera brenda Kishës.

Në 18 korrik 1998, Joani u zgjodh si Mitropoliti i Korçës dhe u fronëzua më 20 korrik të po atij viti.

Roli i tij i ri

Me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Mitropoliti Joani pritet të luajë një rol kyç në udhëheqjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, deri në zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri. Emërimi i tij si mbikëqyrës i Fronit dëshmon për besimin dhe përgatitjen e tij në shërbim të Kishës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco