Gjatë bisedës në “Odeon”, Lekë Tasi rrëfeu për periudhën e internimit, ku, pavarësisht vështirësive, përjetoi një hov të jashtëzakonshëm krijimtarie. Ai tregoi se puna e rëndë në fushë i shtonte dëshirën për të kompensuar lodhjen përmes artit, duke sjellë ide të guximshme dhe grafika të fuqishme në vitet ’74-’77. Pas kthimit në Tiranë në vitin 1990, Tasi rifilloi krijimtarinë e tij me teknikën e vajit dhe tani synon të përqendrohet në një mënyrë më energjike të shprehjes artistike, duke mbetur gjithmonë optimist dhe i dedikuar ndaj artit.
Pjesë nga biseda:
Egla Xhemalaj: Në periudhën e internimit ju patët një hov krijimtarie të jashtëzakonshme, ngase ktheheshit nga puna dhe vizatonit, pikturonit, ajo ishte koha e dëshiruar.
Lekë Tasi: Shumë.
Egla Xhemalaj: Si e gjetët këtë dritë artistike në këtë kohë aq të erret?
Lekë Tasi: Se unë jam natyrë optimiste edhe lodhjen në fushë nga puna, më shtonte dëshirën që të kompensoja diçka edhe në këto kushte më kanë ardhur iderat më rrënjësore, më revolucionare për ndryshim, më erdhën iderat që po t’i shohësh grafikën vitet ’74, ’75, ’77 janë shumica.
Pastaj ardhjen në Tiranë pas internimit në vitin ’90 sa mora veten fillova të punoja mbi telajo me teknikën e vajit. Edhe tani mendoj për një mënyrë më energjike në pikturën me vaj, po nuk kam kohë. Gjithsesi besoj se do ta fillojë së shpejti.
© SYRI.net