Lekë Tasi: Kritika interesohet në funksion të asaj që 'lejohet ose nuk lejohet' nga situata politike

21:18, 25/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në “Odeon”, Lekë Tasi trajtoi çështjen e mungesës së reagimeve ndaj veprave të tij, duke theksuar ndikimin e situatës politike mbi interesin kritik. Ai argumentoi se kritika shpesh operon brenda kufijve të asaj që "lejohet ose nuk lejohet" nga rrethanat politike, duke refuzuar të studiojë ose të angazhohet me libra që mund të mbartin vlera. Moderatorja Egla Xhemalaj thelloi diskutimin, duke e lidhur këtë përvojë me pritshmëritë për lexueshmëri dhe reagime në tregun letrar shqiptar. Sipas Tasit, pritshmëritë shpesh dështojnë të realizohen, duke lënë autorët në një izolim të heshtur.

Pjesë nga biseda:

Lekë Tasi: Më botuan edhe libra të tjerë, por atje kam qenë i izoluar dhe nuk kam pasur reagime.

Egla Xhemalaj: Pse nuk keni pasur reagime?

Lekë Tasi: Sepse mendoja që kur del në botim një libër, në rastin tonë shqiptar, që i bie një e njëqinda e Gjermanisë dhe e Italisë do të ketë interesim për ta kapur e për ta lexuar, nuk është vërtetuar ky mendim, kjo pritshmëri nga publiku shqiptar.

Egla Xhemalaj: Pse nuk është pritur në këtë rast?

Lekë Tasi: Nuk e di, kritika mund të dyshojë për një sekondë se në atë libër mund të ketë vlera e megjithatë nuk e hap librin. Kjo është përvoja ime.

Egla Xhemalaj:Ju po më thoni që kritika në një formë ka refuzuar të studiojë librat tuaj. A keni marrë një përgjigje mbrapsht se përse ka refuzuar kritika?

Lekë Tasi: Unë ja detyroj asaj që kritika interesohet për vete në funksion të asaj që “lejohet ose nuk lejohet” nga situata aktuale politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco